Përplasje-akuza, Flamurtari veç pikëve s’ka as harmoni

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Flamurtarit po kalon një moment jo të lehtë, teksa është në fundin e renditjes me pikë të barabarta me Bylisin në vendin e parafundit (28 pikë). Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se skuadra nuk është e bashkuar siç kërkon kjo situatë e vështirë. Pas ndeshjes Vllaznia – Flamurtari në media qarkulloi lajmi për një sherr fizik midis Lushtakut dhe Idrizit, ndërkohë që palët më vonë duket se u pajtuan, por sigurisht që skena të tillë reflektojnë në performancën e skuadrës.

Flamurtari duke festuar
Flamurtari duke festuar

Ndërkohë që pas sfidës së humbur ndaj Kukësit, kapiteni Bruno Telushi sulmoi haptazi lojtarët e huaj dhe veçanërisht sulmuesin Danilo Alvesh, të cilët sipas Telushit nuk e kanë idenë për rëndësin e fanellës së Flamurtarit. Në këtë mënyrë veç pikëve që mungojnë në tabelën e klasifikimit, edhe harmonia është në të njëjtat nivele në kampin vlonjat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.