Përplasje pas ndeshjes e policisë me futbollistin shqiptar

0
SHPËRNDAJE

Ka qenë një situatë krejt e pazakontë dhe që mund të evitohej ajo që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena” pas ndeshjes Shqipëri – Portugali, teksa mësohet se policia e shtetit ka patur një përplasje jo të vogel me Sokol Cikalleshin, përplasje që mund të degjeneronte keq.

Sipas të përditshmes “Panorama Sport”, zanafilla e kësaj përplasje ka qenë insistimi i vëllait të Sokolit për të hyrë në ambjentet e brendshme të stadiumit por që nuk është lejuar nga policia e cila në këtë rast ka ndjekur rregullat.

Por i ashpër ka qenë reagimi i Sokol Cikalleshit që ka pretenduar se policia e ka tepruar ndaj vëllait të tij dhe ka bërë edhe vetë të njëjtën gjë duke u përplasur edhe vetë me policinë, e duke i kërkuar llogari atyre për veprimin.

Ka reaguar përsëri ashpër policia duke mos lëshuar pe edhe para një emri që aktualisht vesh fanellën e Kombëtares, sic është rasti i Cikalleshit. Me siguri që kjo përplasje që ngeli në kufinjtë e verbales por që ju afrua shumë të kthehej në fizike, mund të ketë patur brenda edhe nervat e humbjes që erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.