Përplasjet e Korabit kanë ndodhur edhe më parë!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duket sikur gjithcka ka ndodhur pas humbjes me Vllazninë në rradhët e skuadrës së Korabit. Por përplasje midis drejtuesve dhe lojtarëve ka patur gjithmon. Edhe më parë ka patur dyshim ndaj Arian Shetës. E mbani mend se Sheta ishte kapiten i skuadrës dhe më pas iu hoq shiriti? Por askush nuk dha shpjegime për këtë punë.

Dyshimet rreth performancës së tij ka patur edhe më parë, madje edhe akuza nga drejtuesit dhe shokët e skuadrës. Një ndeshje që përflitet shumë është ajo ndaj Lacit në Lac, ku Sheta ka qenë në qendër të akuzës, por gjithcka më pas është kaluar dhe Sheta edhe pse jo me hapësirat e mëparshme, por është hedhur sërish në fushë. Ka patur akuza më parë edhe në ndeshjen e kaluar në Loro Borici ndaj Vllaznisë, madje përpara ndeshjes është paralajmëruar se në skuadër ka lojtarë që do të tolerojnë. Për këto histori Sheta ka udhëtuar edhe drejtë Dibrës duke patur një takim me drejtues dhe tifozë ku ka garantuar pastërtin e tij. Por tashmë në rradhët e Korabit nuk ka më asnjë kuptim, pasi skuadra është e rënë në Kategorinë e Parë. Pavarësisht se historitë vazhdojnë.

Problemet në rradhët e dibranëve kanë qenë gjithmon prezent, thjesht tani në fund s’mban më “ujë pilafi” dhe palët kanë patur përplasje fizike dhe në media.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.