Përse e ka harruar Kaçen trajneri De Biazi?

0
SHPËRNDAJE

Jahmir-Hyka-dhe-Ergys-Kace-gjate-nje-dyluftimi-ne-ndeshjen-miqesore-te-futbollit-ndermjet-ekipeve-kombetare-Shqiperi-Malte-2-0-e-luajtur-ne-stadiumin-Niko-Dovana-ne-Durres.Pavarësisht se tashmë jemi të gjithë në eufori për barazimin ndaj Danimarkës, pavarësisht se ëndrra na shijon të gjithëve, mes të mirës thonë se ka gjithnjë një të keqe. Pikërisht mesfushori Ergys Kace, është një ëndërr e keqe momentale. Trajneri Xhani De Biazi, me të vërtetë ka rezultatet me vete dhe respektin e mbarë shqiptarëve anembarë botës, por sigurisht ky fakt nuk do të thotë se lojtar si Kace mund të harrohen kaq kollaj. Duke analizuar lojtarët që luajnë në pozicionin e tij nuk janë të pazëvëndësueshëm, edhe pse kanë kontribut për tu vlerësuar dhe askush s’kërkon t’ja hedh poshtë atë që kanë dhënë për fanelën kuqezi. Edhe ndeshja e sotme ndaj Danimarkës tregon probleme në përformancën e lojtarëve si Kukeli-Abrashi-Xhaka, madje disa prej tyre edhe fizikisht lanë për të dëshiruar. Por sërish De Biazi nuk preferon Kacen! Nuk është ky momenti për të polemizuar, por sigurisht nëse Kace do të hidhej në fushën e blertë nuk do të ishte një mëkat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.