Përse gjithnjë Jorgji?

0
SHPËRNDAJE

image500

Enea Jorgji, do të jetë arbitri i ndeshjes në Vlorë. Edhe kësaj rradhe është caktuar arbitri i FIFA-s nga Elbasani për të drejtuar këtë takim që do të vendos fatet e kampionatit.

Kujtojmë që Jorgji ka qenë edhe javën e shkuar në Ballsh në takimin delikat Bylis-Flamurtari, por edhe në ndeshjen tjetër me tension Korabi-Kastrioti.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është “lidhja” e tij e fortë me skuadrën e Skënderbeut. Duket një “dashuri” në distancë, por që zërat e fundit konfirmojnë se kjo “dashuri” vazhdon ende, kur Jorgji ka parakaluar (mbase me insistim të Skënderbeut) Lorenc Jeminin, i cili ishte vendosur paraprakisht për të gjykuar këtë takim. Por në fund është vendosur gjyqtari Jorgji.

Duke parë kontestimet e rivalit kryesor të Skënderbeut, Partizani lidhur me gjyqtarin Jorgji, duket se tashmë të kuqtë kanë të drejtë të mendojnë akoma më shumë për një skenar arbitrar, por që fusha e blertë do të tregoj gjithcka më mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.