Përse gjithnjë Shakohoxha?

0
SHPËRNDAJE
loading...

Duke ndjekur ndeshjen ndaj Italisë me anë të televizionit momenti i ndalesës së lojës vec faktit i rrëmujave që po shkaktonin tifozët, ra në sy reagimi i menjëhershëm dhe shumë preokupues i komentatorit Dritan Shakohoxha. Sulmi i tij ishte direkt dhe tepër i sigurtë. Duke parë shpejtësinë ne reagimin e tij, duke parë edhe mënyrën se si ai foli kundër tifozëve kuqezi, padyshim lind pyetja nga e dinte ky i fundit që gjendej në kabinën e trasmetimit, qindra metra larg vendngjarjes, se cfarë po ndodhte në të vërtetë?

Sigurisht mardhëniet e mira me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka e influencojnë Shakohoxhën në komentin e tij të njëanshëm.

Nuk kemi parë komentator që të mbajë atë qëndrim në rradhë të parë ndaj tifozerisë së kombit të tij dhe në rradhë të dytë pa qenë i sigurtë për atë që po ndodhte. Por kulmin ky njëri e arriti teksa po mbronte reagimin e italinëve, të cilët duke kërcyer thërrisnin: Kush s’kërcen është shqiptar! Me pak fjalë komentatori shqiptar mbronte injorimin ndaj shqiptarisë…!

Si të mos mjaftoj, në emisionin Top Story “avokati” i FSHF-së del dhe sulmon sërish tifozët, madje duke thënë se pas ndeshjes sërish thanë fjalinë idjote: E kemi inatin me FSHF-në.

Nuk e kuptojmë se si ky komentator fut hundët gjithandej, madje sic flasin edhe tifozët, edhe në menaxhimin e kombëtares? Nëse është në të mirë të kombit të tij në komentin që bën atehërë persë nuk ka mbrojtur të drejtat e tifozëve të dhunuar ndaj Serbisë dhe Izraelit në Elbasan? A e dinte Shakohoxha cfarë po ndodhte në këto sfida apo ai futet në stadium pa ju bërë kontroll edhe në lidhëset e këpuceve?

Dhe për ta mbyllur, as komenti i italianëve nuk ishte aq nervoz sa ai i Shakohoxhës, por kjo është dicka normale, pasi nëse italianët janë profesionistë në punën e tyre dhe qendrojnë brenda kuadratit profesional, Shakohoxha kërkon të bëj gjithcka në kombëtare, madje edhe shoferët apo magazinierët ndonjëherë ndihen të rrezikuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.