Përse mungojnë tifozët e Teutës? Flet një nga ultrasit durrsak

0
SHPËRNDAJE

zamir qypi 1
Zamir Qypi (djathtas)

Skuadra e Teutës ka kërkuar përkrahjen e tifozëve të saj për ndeshjen e rëndësishme ndaj Partizanit. Siç dihet skuadra e drejtuar me sukses nga trajneri Gugash Magani, po ecën në ritme të pëlqyeshme. Ndërthurja e lojtarëve me eksperiencë  me lojtarët e rinj që kanë dëshirë të japin maksimumin, ka rezultuar tepër efikase. Por duke qëndruar në problemin e tifozerisë së munguar në “Niko Dovana”, Minuta90.com mendoi të futet në themel të problemit.

Më mirë se askush tjetër s’mund të na e tregonte vet një nga protagonistët kryesorë të kësaj tifozerie. Zamir Qypi, një nga organizatorët e ultrasve durrsakë tregon disa “sekrete” për mungesën e tifozerisë në shkallët e stadiumit. Gjithashtu ai jep edhe mendimet e tij për kundërshtarët Ultras Guerrils, të cilët i konsideron të mirëorganizuar, por gjithnjë problematik në Durrës.

  • Si e gjykoni ecurinë e skuadrës tuaj këtë sezon?
  • Ecuria e Teutës këtë sezon është jashtë çdo pritshmerie me  çuna të rinj që luftojnë çdo ndeshje si finale me shpirt për të arritur objektivin e klubit, Kupat e Europës. Ecuria pozitive duhet të mbyllet me sukses në fund të vitit.
  • Përse kjo ftohje e publikut me ekipin, ata kanë nevojë për ju?
  • Është diçka e rëndomtë kjo në Durrës ku tifozët janë të pakët në çdo ndeshje. Nuk arrij ta kuptoj këtë situatë të tyre ndaj ekipit që po bën një ecuri pozitive. “Lloto është më me rëndësi” se Teuta.teuta 3
  •  Nuk ju vjen inat kur p.sh shikoni se Partizani vjen në Durrës dhe ka më shumë tifozë se ju në “Niko Dovana?
  • Inat s’mund të thuash, sepse po të kishim inat që vinin shumë ne duhet të ishim dyfishi tyre, por siç e thashë edhe më lartë “Lloto dhe kafja kanë më rëndesi në Durrës se Teuta.
  • Cili është lojtari më i përkëdhelur i tifozerisë suaj?
  • Gash Magani na ka hyrë në zemër më shumë se çdo njeri këtë sezon, gjithashtu duke falenderuar edhe Presidentin që na e riktheu në ekip.Tifozet e Teutes
  • A do të jeni të shumtë në fundjavë apo sërish do të mbetet një premtim përpara ndeshjes i tifozerisë suaj?
  • Besoj dhe mendoj se do jemi shumë, njoftime në qytet janë bërë javë para dhe çdokush e ka të qartë që duhet të vijë me një mënyrë apo me tjetrën duhet të jene në stadium dhe besoj se do jetë shikueshmeria në lartësinë e duhur.
  • Cfarë mendimi keni për Ultras Guerrils?
  • Mendim për UG? Të mirëorganizuar, por shumë problematik në Durrës, duhet të sillen mirë sepse nuk do ja hedhin lehtë në rast se ofendojnë dhe shajnë.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.