Përsëri doping

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Anxious Athlete Waiting at Starting Line

Një tjetër skandal ka goditur botën e sportit, pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) ka bërë të ditur se 45 atletë të tjerë kanë rezultuar pozitiv pas testeve të reja të bëra nga kampionat e marrë nga Lojërat Olimpike të Pekin 2008 dhe Londër 2012.

Në Pekin janë gjetur 30 raste të reja në katër sporte mes atletëve prej 8 shteteve të ndryshëm. 23 prej këtyre atletëve kanë fituar medalje. Nuk dihet akoma kombësia e 45 atletëve. IOC ka saktësuar, vetëm për Lojërat Olimpike të tetë viteve më parë, se bëhet fjalë për rezultate “provizor”.

Ndërsa rastet e reja që kanë lidhje me Londrën vijnë nga dy disiplina dhe kanë lidhje me atlete nga 9 shtete të ndryshëm. Në këtë pikë, bilanci, pas dy kontrolleve të reja ndaj kampionëve të Pekinit dhe Londrës, ka shkuar në 98 atletë që kanë rezultuar pozitiv/Durrës Lajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.