Përsëri kampionë!

0
SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina 2015 NewKa humbur finalen e dyte me shtate pike diference ndaj Mornar, por fitorja me 14+ pike javen e kaluar ka mjaftuar per te shpallur Sigal Prishtinen fituese per here te dyte radhazi te trofeut te Liges Ballkanike.

Ka qene nje ndeshje e veshtire ku per vendasit e Mornar te Malit te Zi spikati me 22 pike Lamont Jones me shkathtesine dhe saktesine e tij si dhe Radunovic qe shenoi 20 pike e kapi edhe gjashte topa nen tabele.

Por edhe pse ne fund rezultati u fiksua ne 75-68, Sigali ne te vertete e meritoi trofeun me paraqitjen e pergjithshme te te dy finaleve e udhehequr nga kapiteni Edmond Azemi por dhe nga Dardan Berisha qe shenoi 15 pike ne finalen e dyte.

13061950_1001378549897293_4880225080450900149_nMe i miri ishte padyshim Jason Washburn qe ishte i papermbajtshem duke shenuar 24 pike e duke kapur edhe 11 topa nen tabele. Pervec Washburn, spikaten edhe Willie Kemp, Andrew Warren, Stanimir Marinov e Mohamed Abukar.

Pjese e madhe e suksesit ishte edhe trajneri Antonis Constantinides se bashke me asistentet Sylejmani, Sefaja e Rashica por edhe e presidences me Bkerand Stavilecin ne krye si dhe Florian Miftarin, Zgjim Sojeven e Agon Abazin.

E me gjithe emrat e permendur, lojtare, trajnere e pjesetare te stafit, suksesi me se shumti u takon mbeshtetesve te zjarrte te Sigal Prishtines, Plisave qe nuk rreshten se mbeshteturi ekipin e tyre te zemres, por edhe cdo shqiptari qe i do te miren dhe e ka mbeshtetur ekipin shqiptar ne arenen nderkombetare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.