Pescara dorë të lirë Memushajt. Ai do vendosi vetë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja/ E ardhmja e Ledian Memushaj nuk është ende e sigurtë. Mesfushori kuqezi në një intervistë për portalin tonë pati bërë të ditur se donte të vazhdonte karrierën në një klub tjetër.

Presidenti i Pescare, Daniele Sebastiani ka thënë për median se për Memushajn kanë marrë oferta nga klube të Serisë A dhe jashtë Italisë.

Mirëpo e ardhmja mbetet në duar të vetë lojtarit.

“Memushaj është një lojtar që pëlqehet nga shumë skuadra të Serisë A, por edhe jashtë Italisë. Ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare në kampionatin Evopian dhe është mëse normale të ketë oferta. Do t’i shohim së bashku me lojtarin dhe do të vendosim”- ka thënë ai.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e vlonjatit është edhe Sioni, ekipi i drejtuar nga ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtare, Paolo Tramezzani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.