Pesë arsyet e rikthimit të Juventusit

0
SHPËRNDAJE

1. Morata dhe MandzukicC_29_articolo_1077185_upiImgLancioOrizNë pjesën e dytë, pasi kanë pësuar një gol të parregullt, Juve mund të vazhdonte ecurinë negative të këtij fillimsezoni. Por u panë sinjale të mira, që më parë nuk ishin evident. Lajmi më i mirë është fakti se ka shënuar Mario Mandzukic në stilin e tij. Nuk do të jetë asnjëherë Tevez, por i shërbyer në mënyrën e duhur do të shënoj ashtu sic pritet nga sulmuesi kryesorë i Juventusit. Alvaro Morata ka treguar se ka dicka më shumë në ndeshjet europiane. Goli i shtatë në Champions me fanelën bardhezi, i katërti rradhazi, është një mrekulli. I krahasueshëm me atë që i shënoi kampionatin e shkuar Palermos me një goditje me të majtën në rrotullim, por kësaj here më i bukur dhe deciziv. Lojtari “gjysëm” i parë kundër Chievos nuk mund të ishte Alvaro i vërtetë. Shumë suksese gjatë sezonit 2015/16 do të kalojnë nga këmbët e talentin spanjoll.

2. Allegri

FOTO ARCHIVIO - TUTTO PRONTO PER LA 34^ GIORNATA DEL CAMPIONATO DI CALCIO DI SERIE A. NELLA FOTO MASSIMILIANO ALLEGRI FOTO PEGASONEWSPORT/INFOPHOTO:

Një lule nuk sjell pranverën. Por ndjesia është se me këtë 4-3-3 të hedhur në fushë Allegri mund të këtë zgjidhjen definitive, në munges të një fantazisti në një ndryshim ritmi me lojtarë krahësh me kualitet si Cuadrado, Morata dhe natyrisht Dybala. Duke folur për Allegrin, të vendosësh për herë të parë në sezon modul kaq ofensiv në “folenë” e M.City demostron se Allegri, të cilit i kanë bërë revolucion në skuadër, ka nervat e forta për të kuptuar me shpejtësi si mund t’i mund marrë më të mirën grupit të tij.

3. Buffonstream_img
Gigi Buffon vazhdon ta shtyej daljen nga skena. Por kjo nuk është këmbëngulja e një tipiku Italian, i cili nuk bënë asnjëherë hapa pas. Performancat e tij janë në nivele absolute. Gigi është një makin lufte, bënë mirë të lehtën, dicka që për një portier është shumë e vështirë. Pas pritjeve të bukura ndaj Chievo në humbjen 0-1, edhe ndaj M.City demostroi sërish pritje spektakolare ndaj Sterling dhe Silvas që vlejnë të paktën 2 gola. Nëse vazhdon kështu do të arrijë deri më 2018 me Juventusin dhe kombëtaren dhe kjo nuk është një utopi.

4. Pogba

Foto Daniele Badolato - LaPresse 19 01 2013 Torino Sport Campionato di calcio Serie A TIM 2012/2013 Juventus vs. Udinese Nella foto : Paul Pogba esulta per il gol del 1-0 Photo Daniele Badolato - LaPresse 19 01 2013 Turin Sport Football Italian Championship Season 2012/2013 Juventus vs. Udinese In the picture : Paul Pogba celebrates 1-0 goal
l

Fanela me nr.10, peshë e vlerës së 100 mln, petku i liderit që duhet të mbash edhe pse je vetëm 22-vjecar. Fillimi i sezonit për Paul Pogba ka qenë i komplikuar. Një nga truket për të rinjohur një kampion dhe për të parë si ai reagon kur rritet kërkesa. Nuk është një cështje që ai dhe Morata janë kthyer në performanca të larta ndaj M.City. Topi i francezit për Mandzukic është një lëvizje që pak lojtar e kanë në këmbët dhe kokën e tyre. Pas ndeshjes ndaj M.City tashmë pasha është më e lehtë dhe sezoni i tij mund të filloj.

5. Shpirti

TURIN, ITALY - JANUARY 05: Arturo Vidal of FC Juventus #23 celebrates scoring the first goal during the Serie A match between Juventus and AS Roma at Juventus Arena on January 5, 2014 in Turin, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
Largohet Pirlo, Tevez, dhe Vidal, Juventusi nuk ka humbur vetëm tre kampion. Është privuar nga tre të cilët pasi kanë marrë një gol që në minutën e 4-t ndaj Chievo, do t’i kishin rikthyer buzëqeshjen shokëve të tyre. “OK, na shënuan gol. Tani ikim t’i shënojmë tre”. Pika referimi, lider. Edhe pa këta të tre të martën Juve fitoj 0-1 duke qendruar e bashkuar. Karakteri është gjithnjë ai i katër viteve të fundit. Dhe tani që lojtarët nisin të kuptohen mes tyre, 2015/16 mundet vërtetë të ndryshoj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.