Pesë më të mirët e gjysëmfinaleve në Kupën e Amerikës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupa e Amerikës/ Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysëm finale në Kupën e Amerikës, goal.com ka nxjerrë edhe pesë lojtarët më të mirë të ketyre ndeshjeve. Në listë janë plot 3 lojtarë të Argjentinës, si edhe dy të Kilit, ekipe të cilat do të diskutojnë edhe finalen e këtij turneu ditën e shtunë.

Pesë lojtarët, por jo sipas rradhës.

Eduardo Vargas
Eduardo Vargas

Eduardo Vargas/ Kili
Sulmuesi i “la rojas” ishte ylli i ndeshjes Kili-Peru ku realizoi dy gola që e dërguan ekipin e tij në finale. Edhe gjatë gjithë turneut ka zhvilluar një paraqitje të mirë. Goli i tij i parë në gjysëmfinalen e fituar nga Kili mund të shpallet edhe goli më i bukur i turneut.

Leo Messi
Leo Messi

Leo Messi/ Argjentina
Kapiteni i “albiçelesteve” vinte nga një “mal” kritikash pasi nuk shënuar vetëm një gol në këtë turne. Edhe ndaj Paraguajit ai nuk arriti të shënonte, gjë të cilën nuk e bën prej katër ndeshjesh. Megjithatë kjo gjë nuk e pengoi që ai të dhuronte spektakël. “Pleshti” isnte protagonisti kryesor me tre asistet e tij në këtë përballje. Ai asistoi tek golat e Rojos dhe Pastores, përpara se të mbyllte hatt-trickun e tij të asiste e në golin e shënuar nga Higuain.

Angel Di Maria
Angel Di Maria
Angel Di Maria/ Argjentina
Mesfushori i Manchester Unite zhvilloi një ndeshje në nivele mjaft të larta në gjysëmfinale. Ai ishte autor i dy golave, dhe asistoi në golin e shenuar nga Aguero. Pavarësisht këtyre numrave, ai dhuroi edhe spektakël në disa aksione individuale, dhe paraqitja e tij ishte e admirueshme.

Valdivia
Valdivia

Jorge Valdivia/ Kili
“El mago” ishte një një ditë super në ndeshjen përballë Perusë. Ai krijoji shumë raste shënimi për shokët e skuadrës dhe ishte edhe vetë një rrezik konstant falë driblimeve të tij. Ai kishte disa raste shënimi gjithashtu, por nuk arrit dot që të realizonte asnjë gol.

Javier Pastore
Javier Pastore
Javier Pastore/ Argjentina
Mesfushori i PSG nuk harroi të linte emrin e tij në goleadën e Argjentinës përballë Paraguajit. Ishte në një mbrëmje të mirë, dhe ishte mjaft i qartë në lojën e tij. Shënoi golin e dytë pas pasimit të Messit, dhe ishte i pafat tek goli i tretë pasi goditja përfundoi në shtyllë, por gjithsesi topi përfundoi tek Di Maria që e ktheu në gol aksionin e mesfushorit Pastore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.