Peshëngritja në Shkodër, Erkand Qerimaj akuzon kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi

0
SHPËRNDAJE

Mbi supe mban shumë tituj dhe trofe, mes tyre atë të kampionit të Europës. Erkand Qerimaj, një nga sportistët elitarë të Shqipërisë i cili po përgatitet për të tjera gara të forta ndërkombëtare, është i detyruar prej muajsh të stërvitet në palestrën e ngritur në mjediset e shtëpisë së tij në lagjen “Xhabije”.

Shkak janë kushtet skandaloze ku gjendet palestra e ekipit të Vllaznisë. Qerimaj ditët e fundit ka ngritur akuza të forta ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi, duke e akuzuar se po shkatërron këtë sport.

Arsyet sipas kampionit janë disa. Në zyrat e Bashkisë së Shkodrës peshëngritësit kanë drejtuar edhe një shkresë zyrtare, por që ende edhe sot nuk ka marrë një përgjigje.

Qerimaj është optimist tek përfaqësimi që do të ketë në kampionatin europian, ku është i bindur se do të renditet në zonën e trofeve, dhe për këtë ka edhe një motiv më shumë.

Erkand Qerimaj medaljen e fundit europiane e ka fituar në vitin 2014, kur u shpall kampion Europe në Izrael, rezultati më i madh për të rritur në historinë e peshëngritjes shqiptare. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.