Pësuan gjashtë gola, por Jupi sheh ende dritë në fund të tunelit

0
SHPËRNDAJE

 

shqiPorPërpara ndeshjes kishte besim tek skudra e tij, madje deklaroi se do të bënin lojën e tyre. Por në fushë është parë vetëm loja e Portugalisë. Një skuadër me potencial, e cila i detyroi të dorëzohen pa kushte 21-vjecarët shqiptarë. Por kur komentatori i ndeshjes permendi emra lojtarët të miqëve në shifra 9 mln euro për lojtar, u dukë e vështirë për vazhdimësin për të arritur një rezultat pozitiv. Dhe në fakt ashtu ndodhi, por jo më pak janë edhe talented tanë, por mbase na duhet kohë për të arritur nivelin e kombëtares së madhe. Është koha e progresit në futbollin shqiptarë dhe gradualisht duhet të rritim nivelin edhe tek ekipet zinxhirë të Shqipërisë. Por padyshim gjërat nuk vijnë me buton, duhet pak kohë. Kundërshtari ishte i një niveli të lartë, mbase jo i nivelit tonë. Mbase rivali ynë është Izraeli, me të cilin arritëm të barazonim edhe pse me një lojtar më pak. Trajneri Jupi në përfundim të sfidës pranoj humbjen dhe dominimin e kundërshtarit, por ai premton se skudra ka potencial më të madh nga ai i shfaqur sot në “Qemal Stafa”.

Redi Jupi sot në konferencë për shtyp. Foto:F.Hazizllari
Redi Jupi sot në konferencë për shtyp. Foto:F.Hazizllari

“Kundërshtari e dominoi totalisht ndeshjen. Patëm disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar ndaj Izraelit. Ku ndryshuam edhe portierin që ndihej i lodhur. Avdiaj i pezulluar dhe Manaj i dëmtuar. Nuk mund të them se skudra nuk fuksionoj, madje ata u munduan shumë ndaj një kundërshtari me nivel të tillë. Luajtëm njësoj si ekipi A, por normalisht ndryshojnë nivelet e lojtarëve. Rreshtimi është i njejtë, por ndryshon interpretimi. Ekipi i drejtuar nga De Biasi, ka disa vite që është ndërtuar. Ju garantoj se nuk është kjo e sotmja forca reale e skuadrës sonë.  Në momente të caktuara ka lojtar që spikasin. Gjashtë gola janë shumë dhe vështirë të kapërdihen, edhe pse kishte diferenca të mëdha. Përsëri po them se gjashtë gola janë shumë,”- mbylli prononcimin e tij trajneri i përfaqësueses Shpresa, Redi Jupi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.