Pezullohet Begaj, peshëngritësja kërkon hapjen e testit B

0
SHPËRNDAJE

Për herë të dytë, Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping, pasi ka përdorur substancën e ndaluar stanozolol në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë, ku mori dy medalje. Peshëngritësja shqiptare është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet.

Vetë Romela Begaj ka kërkuar që të hapet testi B në Kanada, pasi pretendon se është e pastër. Kurse trajneri i saj, Gazmend Hakcani, ka thënë se gjithçka është bërë për të favorizuar peshëngritësen amerikane.

Sipas tij, Begaj është e pastër dhe ky është një skandal i Federatës Botrërore të Peshëngritjes: “Bëhet gjithçka me qëllim për të favorizuar peshëngritësen amerikane. Skandal! E pamundur të pezullohesh dy herë për të njëjtën gjë”, – është shprehur Hakcani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.