Piquet : Ayrton Senna garonte “pisët”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nelson Piquet

 

Deklarata të bujshme vijnë nga Nelson Piquet, ish piloti i Formula 1 i viteve 90’. Piquet ka qenë rivali kryesor i Ayrton Sennas i cili vdiq gjatë një gare në vitin 1994 dhe mesa duket as vdekja e këtij të fundit nuk e ka shuar inatin e Piquet kundrejt pilotit brazilian : “Ka qenë gjithmonë ‘i pisët’ gjatë karrierës së tij. Fitoi një kampionat F3 sepse përfundoi sipër Martin Brundle në Brands Hatch dhe në garën e fundit. Bëri të njëjtën gjë me Alain Prost në vitin 90’ për të fituar Botërorin. Nuk jam dakord me këto gjëra, në botën e automobilave duhet të jesh i pastër. Dhe ai në pistë nuk ishte i tillë, për këtë arsye i tregova njëherë gishtin e mesit”. – u shpreh Piquet, duke ndezur polemika pas kaq vitesh distancë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.