Pirlo debuton me fitore, mposht Kaka’-n (video)

0
SHPËRNDAJE

pirlo

 

Ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Andrea Pirlos në MLS pasi skuadra e tij New York City mposhti Orlando Cityn e Kakasë me rezultatin 5-3. Në ndeshjen e luajtur në Yankee Stadium ka qenë deçizive për vendësit një dopietë e David Villas ndërsa miqve nuk i ka mjaftuar një tripletë e kanadezit Larin.

Pirlo e ka nisur ndeshjen nga pankina dhe bëri debutimin e tij në minutën e 57-të dhe nga aty të zotët e shtëpisë ndryshojnë ritmin e lojës dhe thellojnë avantazhin pjesërisht në 4-2. Ndeshja u mbyll përfundimisht në 5-3 pas golave të shënuar Larin dhe Diskerud në minutat e fundit të lojës.

Më poshtë do të gjeni përmbledhjen e golave të kësaj ndeshjeje, shijojini :

https://www.youtube.com/watch?v=VI1Lf9CjupU&feature=iv&src_vid=kH-Ugn81WaU&annotation_id=annotation_3838538417

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.