Pirlo është zyrtarisht një lojtar i New York City

0
SHPËRNDAJE

aPirlo“Arrivederci Italia”, “Welcome to USA”. Tashmë, edhe zyrtarisht, Andrea Pirlo është një lojtar i New York City. Lajmërimi është bërë nga vetë klubi bardhezi përmes një komunikate të shfaqur në faqen zyrtare. Gjithçka po gatuhej prej javësh, por konkretizimi ka ardhur vetëm tani, ndërkohë që në ekipin njujorkez do të bashkohet me një tjetër yll si Frank Lampard.

JuvPirlo
Zyrtarizimi i lajmit qe eshte dhene nga faqja e Juventusit ne Facebook

Kështu, pas Tevez, Juventusi përshëndet një tjetër kampion të madh. Ndërkohë që edhe futbolli italian humb një pedinë të rëndësishme. Pirlo tani e tutje do të luajë në MLS-në amerikane

S'KA KOMENTE

Comments are closed.