Pjaca: Skënderbeu nën presion, por s’ka mbërritur kot deri këtu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pajcPër Dinamon e Zagrebit, sfida me Skënderbeun është nga ato të rëndësishmet, pasi siguron hyrjen në “platenë” kryesore të futbollit europian. Një mundësi, që entuziasmon atë që ndoshta është lojtari më i fortë në radhët e kroatëve, Marko Pjaca. “Mendoj se mund të thuhet se është ndeshja më e rëndësishme për sezonin tonë – ka deklaruar mesfushori në konferencën për shtyp -. Nisemi nga një rezultat shumë i favorshëm, teksa presioni mbi ata, pasi ndryshe nga takimi i parë duhet të shënojnë dy herë dhe të mos pësojnë fare. Uroj që i gjithë stadiumi të na mbështesë, për të arritur fitoren. Shumë njerëz kërkojnë të sigurojnë një biletë dhe besoj se stadiumi do të jetë plot. E ndiej se do të luajmë një ndeshje të madhe”.
Sidoqoftë, Pjaca gëzon një vlerësim të konsiderueshëm edhe për Skënderbeun: “E dimë që kundërshtarët tanë duhet të sulmojnë dhe të shënojnë dy gola për t’u kualifikuar. Gjithsesi, ne jemi Dinamo dhe do të luajmë në sulm për fitoren, nuk do të mjaftohemi vetëm duke mbrojtur. Ata kanë individë cilësore, ndaj të cilëve duhet të tregohemi të kujdesshëm, si dhe janë mjaft të zotët në kundërsulm. Sigurisht që është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar, sepse përndryshe nuk do të ishte këtu ku ka mbërritur”, ka përfunduar Pjaca.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.