Plagoset me thikë basketbollisti i Flamurtarit. Autorët, të lirë.

0
SHPËRNDAJE

vlore-basketbollisti-600x329
Eraldo Kollovi

3 javë më parë basketbollisti i Flamurtarit, Eraldo Kollovi është plagosur sipas tij, në një pritë, nga dy shokët e shkollës, gjatë kohës që po kthehej në shtëpi.

Si pasojë e plagëve të marra, tehu i ka prekur dhe mëlçinë dhe janë dashur dy ndërhyrje që të arrinte të shpëtonte, ndërkohë që prej pak ditësh ka lënë sallën e reanimacionit.

Sipas Eraldos, autori i cili është mbi 18 vjeç është lënë i lirë 2 ditë pas arrestimit, ndërsa bashkëpuntori i tij nuk është shoqëruar. Basketbollisti shprehet se është ankuar për këtë gjë në prokurori dhe në polici por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.

“Në shkollë mezi po shkoj për provime vetëm, karriera sportive u shkatërrua ndërsa autori është i lirë”,- është shprehur basketbollisti i talentuar, i cili në muajin korrik duhet të grumbullohej me Kombëtaren në kampionatin europian.

Përpara ngjarjes në shkollë i riu shprehet se autori e ka thirrur “O Kolli” dhe e vetmja gjë që i ka kërkuar është mos ta thërriste ashtu, ndërsa pas mësimit autori i ka thënë të afrohej të rrugica dhe pikërisht aty njëri e ka goditur me thikë dhe tjetri me grusht. “Jam i detyruar të marr dhe unë thikë me vete kur të dal dhe nëse institucionet nuk e arrestojnë, rruga e vetme është vetëgjyqësia sepse mu shkatërrua jeta”,- shprehet basketbollisti i cili është ndër më të vlerësuarit në ekipin e Flamurtarit.

Ndërkohë që familjarët e tij shprehen se lënia e lirë e autorit, jo vetëm i shkatërroi jetën djalit të tyre por mund të çojë në pasoja, si në njërën palë apo në tjetrën .”Kërkojmë vetëm drejtësi asgjë më tepër”,- shprehen ata/ BalkanWeb,News24

S'KA KOMENTE

Comments are closed.