Plaku: Do vazhdoj rrugën e golave

0
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Slask Wrocaw rikthehet në Superiore me Partizanin.
Ish-sulmuesi i Slask Wrocaw rikthehet në Superiore me Partizanin.

Ka gjetur golin edhe pse ka qenë në focus duke patur shumë kritika për mungesën e golit në tri javët e para, por ai është përgjigjur me gol duke shënuar në pjesën e parë të sfidës Partizani – Kukësi. Pas një aksioni nga e majta, Mazrekaj shërben për Plakun që shënon një gol të bukur. “Në aspektin personal në ndeshjet e para performancat s’kanë qenë negative, por më ka munguar goli. Sot isha më i përqendruar për të gjetur rrugën e rrjetës dhe e arrita këtë, jam i lumtur. Do vazhdoj stërvitjen me përkushtim dhe rrugën e golave, pasi në këtë klub kërkesat janë të tilla dhe duhet t’i përgjigjem me gola.” – Tha Sebino Plaku në përfundim të pjesës së parë në mikrofonat e SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.