Plaku: E pranoj pezullimin

0
SHPËRNDAJE

-Sqarim-

Sulmuesi më i ri i Partizanit, Sebino Plaku.

Më duhet të qartësoj situatën, pasi shikoj se është keqinterpretuar deklarata ime.
Në asnjë moment nuk kam pretenduar për formacionin dhe aktivizimin tim. Në asnjë moment s’jam ankuar pse s’po luaj. Në asnjë momet nuk kam sulmuar figurën e trajnerit, të cilën e respektoj, gjithashtu edhe klubin ku unë bëjë pjesë.

Gjithcka kam parashtruar ka të bëjë me mungesën e respektit ndaj meje në aspekin profesional dhe njerëzor.
Etiketimi “lojtar alternativ” ka qenë e vetmja arsye për të cilën kam reaguar. Vazhdoj të kem të njejtin mendim edhe në këto momente.

Mediat gëzojnë respektin tim, por në rastin konkret kanë transformuar problemin nga respekti që unë kam kërkuar ndaj meje, në pretendimin e formacionit dhe aktivizimin.

E thash edhe në deklaratën e mëparshme se unë do të jem një ushtar i bindur dhe në asnjë moment si dua të keqen Skënderbeut dhe nuk bëjë polemik për akivizmin. Nëse dikush do që ta përdori ndryshe ky nuk është problemi im.

Nuk kam folur në asnjë moment në karrierën time për asnjë trajner, sigurisht as për Josën që e respektoj, por kur flitet për emrin tim, për personalitetin tim dhe nderin e familjes, sigurisht që më duhet të reagoj.

Sa i takon pezullimit të klubit, do ta respektoj në cdo moment sic kam respektuar edhe faktin që s’po aktivizohem.
Por një gjë ju garantoj, jam krenar për emrn që mbaj mbi shpinë dhe askush s’do të ketë shansin të nëpërkëmbi emrin tim në asnjë sekond.

I qëndroj deri në fund kësaj historie.
I kërkoj ndjesë tifozëve kuqebardhë, por s’mund të lejoj shkeljen e emrit tim.

Skënderbeut i uroj fat dhe suksese me apo pa Sebino Plakun në fush.

Për të shtuar është fakti se pak ditë pas kalimit tim në rradhët e skuadrës së Skënderbeut, trajneri Mirel Josa ka një intervist në të cilën flet me superlativa për kalimin tim tek Skënderbeu, por që tani pak kohë më vonë shfaqem si një lojtar për alternativ.

Lind pyetja: A po fliste trajneri në të dyja rastet për Sebino Plakun?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.