Plaku flet si “Kamzali”

0
SHPËRNDAJE

Sebino Plaku flet fjalët e para si “Kamzali” per “supersport”

Plaku:Kam ardhur te Kamza sepse është një premtim i dhënë karshi presidentit. Erdhi një moment kur nuk isha në gjendjen më të mirë, e ndjeja këtë obligim. E kam ndjekur situatën në distancë, për përforcimet e ekipit dhe është një projekt i mirë.

Një nga shtysat ka qenë njohja me trajnerin. Ekipi ka entuziazëm. Kamza vjen për të bërë mirë dhe ishte një shtysë më tepër që ta zgjidhja këtë skuadër.”

Raçiç keni luajtur te Partizani?

Plaku:E njoh ekipin dhe nuk ka nevojë për përshtatje, si Raçiç ashtu edhe lojtarë të tjerë. Ky është një plus për skuadrën në tërësi.
Koha është pak e ngusht, do më duhet të bëj edhe pjesën e ndërlidhjes ndërmjet trajnerit dhe lojtarit për të shkuar drejt suksesit.
Pjesa më e vështirë e skuadrave që vijnë nga Kategoria e Parë është përshtatja, që zakonisht vijnë me prurje të reja. Në këtë rast ekipi e ka evituar problemin e përshtatjes sepse pjesa më e madhe e njohin njëri-tjetrin.”
Debutimi në Kukës? Plaku:E kam ndjekur finalen e Kukësit. Neve nuk e kemi luksin që kjo skuadër është më e fortë, apo pak më e fort. Për ne janë të gjitha të forta. Nëse do të vlerësojmë çdo ekip, cilësinë e kemi.
Duke lëvizur shumë ekipe, kam pasur ish-ekipe. Me Skënderbeun ishte e veçantë. Por, situata është e tillë, që duhet të bëj detyrën këtu ku jam.”

Vitin e kaluar Plaku e nisi kampionatin me një tjetër debutuese, Korabin

Plaku:Nga eksperienca kam mësuar që ekipet debutuese hasin vështirësi te pjesa e arritjes së rezultateve. Duhet të jemi më cinikë dhe më pragmatistë.

Golat?
Plaku: Kudo jam munduar të realizoj objektivat e skuadrës në fillim. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.