Plaku-Slask, ndeshja vazhdon në TAS

0
SHPËRNDAJE

kasNë fundjavë sulmuesi i Skënderbeut Sebino Plaku ka udhëtuar drejtë Zvricrës në  atë që quhet Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS, Gjykata më e lartë e botës së sportit) për tu përballur me trupin gjykues lidhur me cështjen e tij në Poloni tek Slask Wroclaw. Sic dihet lojtari ka pasur probleme të ndryshme gjatë aktivizimit të tij në këtë skuadër. Klubi ndërmori një seri sulmesh ndaj lojtarit me ngarkesa të mëdha në stërvitje, dërgim në skuadrën B. Madje deri atje sa të shpërndante revista të klubit.

sebino kasKëto diskriminime të  pretenduara kanë tani momentin e të vërtetës. Pasi kanë dëgjuar lojtarin shqiptar, gjyqtarët e KAS kanë dëgjuar me anë të lidhjes në Skype edhe presidentin e Slask dhe pretendimet e klubit polak. Pas 3 javësh do të merret edhe përgjigja përfundimtare e një historie pa fund seancash gjyqësore që kanë nisur në Poloni dhe tashmë vazhdojnë në një instancë të fortë dhe të drejtë sportive, të cilën të gjithë shqiptarët e njohin mjatë mirë pas akordimit të tri pikëve të Shqipërisë për ndeshjen e Beogradid ndaj Serbisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.