Plas në Francë, dy tifozë shqiptarë plagosin dy të tjerë

0
SHPËRNDAJE

Nëse Marseja ka qenë në festë falë pushtimit të ngjyrave kuqezi të tifozëve shqiptarë, situata nuk ka qenë edhe aq e qetë në qytete të tjera

imagePërveç përplasjeve mes tifozerive në Paris, në “fan­zonën” pranë Kullës Eifel, një incident shumë më i rëndë është regjistruar në Lion, ku protagonistë kryesorë kanë qenë tifozët shqiptarë.

Sipas policisë franceze, në “fan­zonën” e ndërtuar në këtë qytet ku Shqipëria luan të dielën ndaj Rumanisë, kanë mbetur të plagosur një shtetas francez dhe një shtetas belg.

Ata janë sulmuar me thika nga dy tifozë shqiptarë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Polica ka bërë të ditur se nuk ka arritur të kapë agresorët, por e ka cilësuar këtë si ngjarjen e parë të rëndë që ka ndodhur brenda një “fan­zone” që nga momenti kur ato janë hapur, pasi përplasjet mes tifozëve ruse dhe anglezë kanë ndodhur në pjesë të tjera të qytetit. /Express/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.