Plas tek Chelsea, Mourinho del kundër mjekes Eva Carneiro

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Duket se gjërat për Jose Mourinho kanë filluar në mënyrën më të keqe këtë sezon. Pasi e nisi mjaft keq mbrojtjen e titullit në Angli pas barazimit 2-2 me Swansean, trajneri portugez duket se nuk është i mërzitur vetëm nga kjo gjë. Ai ka kritikuar edhe mjeken e ekipit londinez, Eva Caneiro. Trajneri i bluve të Londrës nuk e ka pëlqyer faktin që mjekja e tyre tentoi të mjekonte Eden Hazard gjatë minutave të fundit, teksa Chelsea ishte me 10 lojtarë, dhe ishte në mbrojtje të rezultatit për të marrë të paktën një pikë. Ja si i’u drejtua portugezi mjekes Caneiro:
image
“Nëse je me mua në pankinë me stafin e mjekëve, apo edhe si sekretar klubi, duhet të paktën të kuptosh futbollin. Isha shumë i mërzitur për shkak të atij veprimi, pasi ne ishim me 10 lojtarë dhe mjaft në vështirësi.”
image
“Nëse duhet të futesh në fushën e lojës për të mjekuar një lojtar, duhet të jesh i bindur se ai vërtet ka diçka serioze. Hazard nuk e kishte këtë gjë, ai thjesht ishte i lodhur dhe kishte një goditje të lehtë. Stafi im mjekësor më la me vetëm me 8 lojtarë në fushën e lojës gjatë një kundësulmi, dhe kjo nuk është aspak e mirë.”

“Nuk dua të flas rreth gjykimit të ndeshjes, pasi është hera e parë që e kontrolloj vehten. Ishte një ditë e keqe për ne, dhe ishte dita që u ndëshkuam, por nuk ishte një ditë që unë të “hapja” gojën time me kritika për arbitrat.”- përfundoi Jose Mourinho

S'KA KOMENTE

Comments are closed.