Plas tek Milan, Menez kthehet në çështje

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Milan po kalon një seri problemesh këtë sezon. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, tek kuqzinjrë ka edhe një çështje tjetër që ka emrin Menez. E kanë pritur prej muajsh dhe tashmë ai është kthyer në një problem tek kuqezinjtë.  Lojtari refuzoi të dilte në nxehmje në ndeshjen Milan – Lazio e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Mihajlovic e urdhëroi francezin të dilte në nxehje për t’a futur më pas në fushën e lojës, por lojtari refuzoi me arsyen se ishte ofenduar pasi kishte pak minuta në dispozicion. Ai që e bindi ishte ndihmësi i trajnerit serb, Sakić. imageAi i tha se kishte edhe një çerek ore lojë dhe jo një minut, ndërsa më pas menjëherë lojtari doli në nxehmje teksa më pas u fut në fushën e lojës. Trajneri Mihajlovic deklaroi se lojtari ishte i mërzitur dhe se do të merrej ai me këtë çështje. Ndërkohë pritet që ndaj Jeremy Menez të merren masa disiplinore nga drejtuesit e skuadrës që nuk e kanë pritur mirë këtë gjest.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.