Plas tek Milani, shpërthen Abiati

0
SHPËRNDAJE

Ne fund te barazimit 0-0 ne ndeshjen Chievo-Milan, senatoret e skuadres kuqezi kane ngritur zerin. Christian Abbiati u shfry per “Premium Sport”:

“Skuadra ne kete takim ka pasur nje sjellje te papranueshme, duke nisur nga fillimi. Nuk kam fjale per 30 minutat e para te ndeshjes. Duhet te kishim zbritur ne fushe me me shume uri.”

Ne shenjestren e portierit kuqezi perfundojne shoket e skuadres:

“Nuk dua te permend emra por jam shume i merzitur qe ka shok ekipi qe i pergjigjen negativisht keshillave ne loje, sepse i shohin keshillat vetem si çarje koke!”

Gjate nje programi televiziv, portieri i Milan, Christian Abbiati, nuk i kurseu kritikat:

“Si ne kete ndeshje, ashtu edhe ndaj Sassuolo, nuk kemi luajtur si i takon Milan. Beme 9 ndeshje pa humbje, por nuk do te thote qe gjithçka eshte zgjidhur. Duhet te luajme te gjithe per te fituar. Kur qofte edhe nje futbollist i vetem nuk i jep varkes nga i njejtin drejtim, nuk arrihen rezultatet. Kjo ka munguar ne dy ndeshjet e fundit dhe pse nuk dua te dramatizoj situaten sepse per dy muaj bene nje pune shume te mire.”

Me pas Abbiati shtoi:

“Me te vertete pasi disa episode te na penguan, ku fati nuk ishte me ne, por jane pjese e lojes se futbollit. Padyshim qe do te kishim fituar nese goditja e Bertolacci nuk do te ishte ndalur ne traverse, por tani duhet te shohim perpara sepse ne jemi Milan dhe nuk duhet te luajme per vendin e gjashte. Jemi ne finalen e Kupes se Italise, por nuk mjafton vetem kaq sepse fanella qe veshem eshte shume e rende dhe e rendesishme.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.