Plas tek Tirana, trajneri sherr me një mbrojtës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se ndeshja e ditës së shtunë nuk ka kaluar pa nervozizëm në kampin bardheblu. Barazimi ndaj Laçit erdhi në minutat shtesë pas një perle të Karabecit. Ndërsa goli i Xhejms i kishte dhëné avantazhin momental të besuarve të Armando Cungut. Por goli i nigerianit ka shërbyer për të plasur një debat në dhomat e zhveshjes. Trajneri Shkëlqim Muça është parë i acaruar me mbrojtjen e tij në momentin e pësimit të golit.

Ronaldo Gërçaliu
Ronaldo Gërçaliu
Por ai e ka vazhduar këtë acarim edhe në dhomat e zhveshjes teksa i ka kërkuar llogari mbrojtësit të majtë Gërçaliu: “Përse nuk e mbylle zonën të markoje Xhejmsin në momentin e golit”? Ka mjaftuar kjo fjali dhe Gërçaliu ka shpërthyer duke debatuar ashpër me trajnerin e tij. Palët janë acaruar në maksimum, por pa pasur konflikt fizik, por vetëm debat të ashpër. Duket se tek Tirana ujërat nuk janë qetësuar ende.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.