Platini zyrtarizon kandidaturën për kreun e FIFA-s

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Fifa/ Francezi Mishel Platini ka pohuar se do të jetë kanditat për president i FIFA – s, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 shkurt 2016 në Zyrih. Presidenti aktual i UEFA –s është kandidati kryesor për kete post. 60- vjeçari ka mbështetjen e 4 konfederatave kontinentale. Emri i tij si kandidati më i mundshëm për të pasuar zviceranin, Sep Blater është lakuar edhe më pare.

imageZgjedhjet për presidentin e FIFA-s do të jetë të jashtzakonshme, si pasojë e skandalit korruptiv që ka kapur qeverinë ndërkombëtare të futbollit e që detyroi Presidentin Blatter të dorëhiqej. Ky skandal i referohej organizimit të Botërorit te Afrikës së Jugut, atij të Rusisë 2018 dhe të Katarit të vitit 2022.

Platini ka shprehur hapur dyshimet e tij sa i përket percaktimit të vendeve mikrpritëse, të cilat bënë që të fillonte edhe hetimi ndërkombëtar i FBI, ku ndër të akuzuarit ishte edhe kreu i FIFA-s. Sepp Blatter, 79 vjeç, mbante detyrën e Presidentit prej vitit 1998. Ai u rizgjodh për herë të katërt në 2015, por u tërhoq pas presionit të madh e pas hetimit të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s nga FBI-ja, qe arrestoi 7 prej tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.