Plori: Faleminderit Vllazni, por jam i Kastriotit

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Pas shumë spekulimeve se trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, ishte pranë shkarkimit dhe se pankinën e kuqebluve do t’a merrte Elvis Plori, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit aktual të Kastriotit. I ftuar në emisionin e parë të sezonit të ri “E Hëna Sportive” tekniku i Kastriotit ka folur edhe për merkaton, ku emri i tij eshte afruar me Vllaznine. “Vllaznia është shumë e dashur për mua, por tani kam një detyrë për të çuar përpara Kastriotin.”

Elvis Plori
Elvis Plori

I pyetur në studio nëse oferta do të ishte zyrtare, trajneri shkodran u shpreh4 “Nuk mundem, jam trajner i Kastriotit dhe kam një kontratë për të respektuar”, ka përfunduar tekniku, që një sezon më parë ngjiti Tërbunin në Superligë dhe tani kërkon të përsërisë suksesin me krutanët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.