Plotësohet Skënderbeu, rikthehen të dëmtuarit dhe të grumbulluarit me Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Skënderbeut është kompletuar në seancën e fundit stërvitore, pasi ditën e sotme ke ekipin janë bashkuar edhe tre lojtarët shqiptarë nga Kosova që ishin grumbulluar me Kombëtaren e drejtuar nga Albert Bunjaku. Leonit Abazi, Bajram Jashanica dhe Besart Berisha janë vënë nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa. Gjithashtu me grupin e lojtarëve është stërvitur edhe mbrojtësi Tefik Osmani, i cili ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjet për Eliminatoret e Champions League. Tashmë trajneri i Skënderbeut e ka grupin thuajse të plotë, pasi vetëm portieri Orges Shehi është i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi për ndeshjen ndaj Danimarkës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.