Plotëson 3 të verdha, Stefan Cicmil mungon ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Stefan Cicmil nuk do të jetë pjesë e ekipit në takimin me Skënderbeun. Qendërmbrojtësi i Vllaznisë ka marrë në takimin me Korabin kartonin e tretë të verdhë dhe, për rrjedhojë, do të jetë i skualifikuar për këtë takim.

Kjo do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme për shkodranët. Megjithatë, tekniku Cungu e ka edhe zevëndësuesin e mundshëm për Cicmil.

Endri Vrapi pritet që të jetë në krah të mbrojtësit tjetër, Bicaj në qendër të mbrojtjes. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.