Po De Biazi, ç’mision pati në tribunë për sfidën e Kukësit?

0
SHPËRNDAJE

debia
De Biazi, të enjten në tribunën e “Qemal Stafës”

Të gjithëve na gëzoi fitorja e Kukësit, që ishte e vetmja e skuadrave shqiptare në të enjten e parë të Europa League. Po prania në stadium e Gianni De Biasi duket sikur kaloi pa u kuptuar shumë.

Ishte thjesht për të parë ndeshjen si spektator i thjeshtë shqiptar (meqë ka marrë edhe nënshtetësinë tani), apo kishte ndonjë mison si teknik i Kombëtares? Me siguri që nuk ka qenë për të vëzhguar talentët brazilianë, të cilët realisht priteshin më me kërshëri nga tifozët kukësianë. Nëse ka qenë për ndonjërin prej Malotas, Micit, Hasanit, apo Hysës, që ishin ndër të vetmit futbollistë shqiptarë, edhe kjo nuk duket se bind shumë, përderisa asnjëri prej tyre nuk ka qenë në rrethin e përfaqësueses kuqezi.

A ka piketuar apo jo ndonjërin, qoftë edhe për të ardhmen, as vetë De Biazi nuk ka dashur të japë shpjegime. Thjesht ka qendruar në tribunë, bashkë me Gjicin e politikanët që kishin ardhur si të ftuarit e klubit kukësian për të shikuar ndeshjen. Po vështirë që edhe tekniku kuqezi të ketë qenë thjesht si një personalitet aty.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.