Poçi: Nuk zhvilluam lojë të mirë, kemi probleme të brendshme

0
SHPËRNDAJE

artion-pociArtion Poçi, trajneri provizor i Korabit, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se ekipi i tij nuk zhvilloi një lojë të mirë, ndërsa thekosi se dibranët kanë probleme të brendshme.

“Të them të drejtën, është e vërtetë që nuk kemi zhvilluar lojë të mirë. Është ndeshja e dytë pas Flamurtarit që nuk tregojmë nivel loje, kemi pasur probleme të brendshme që nuk takon mua t’i bëj publike. Ekipi nuk më përgjigjej, në pjesë të parë apo të dytën. Kishim ardhur të përgatitur për një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari për mbijetesë por gjërat nuk shkuuan siç deshëm. Megjithatë, edhe kundërshtarët nuk u shfaqën në nivelin që pritej. Bëmë një gabim në mbrojtje dhe ai solli golin e 1-0. Mendoj se me çfarë dhanë ekipet në fushë, barazimi mund të ishte rezultati më i drejtë”.

“Unë detyrën e kam marrë përkohësisht, shpresoj që të bëhet një zgjidhje me një trajner me më shumë eksperience. Sa po vjen e shtrëngohet situata, ngelemi në fund të klasifikimit. Shpresojmë që kjo zgjedhje të bëhet brenda javës dhe të zgjidhen situata të brendshme që nuk mund t’i bëj publike”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Artion Poçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.