Pogba beson tek Juventusi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pogbaJuventusi ka  disa probleme në vigjilje të Superkupës së Italisë, me dëmtimet e Barzaglit dhe Chiellinit si edhe kotradiktat ndërmejt  Allegrit dhe Moratas. Por për të mbajtur lart moralin mendon Paul Pogba, ylli që qëndroi në Torino pavarësisht zërave të shumtë të merkatos.

Juventusit iu larguan lojtarë me peshë si Tevez, Vidal apo Pirlo, por francezi beson se Juventusi mund të fitojë titullin e katërt rradhazi në Serie A sipas “La Gazzetta dello Sport”.

“Nëse duam, mund të fitojmë titullin e katërt rradhazi sepse e dimë si punon Juventusi. Varet vetëm nga ne. Finalja e Championsit i përket së shkuarës. Allegri ka të drejtë kur thotë se duhet të jemi një grup i baskuar. Të tjerët janë mësuar ta shohin Juventusin përpara tyre, logjikisht që herët a vonë do të duan të kthehen te sukseset. Do të jenë më të etur, ndaj dhe duhet të jemi më të përqëndruar dhe të bëjmë më shumë”, është shprehur Pogba për “La Gazzetta dello Sport”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.