Pogba : Do e bëj unë numrin 10

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pogba

 

Largimet e Pirlos, Tevez dhe Vidal duket se e kanë bërë francezin Pogba që të marrë më tepër përgjegjësi mbi supe për të mbuluar në një farë mënyre largimin e tre liderëve të ekipit. Ai u shpreh kështu për mediat : “Të luaj si numër 10 ? Unë jam në dispozicion të trajnerit, mua më pëlqen të luaj kudo. Shpresoj që ti shënoj unë golat e Vidalit, e shpresoj për veten dhe për të mirën e Juves. Është e vërtetë që janë larguar lojtarë të rëndësishëm por kanë ardhur edhe lojtarë me shumë eksperiencë si Khedira dhe Mandzukic. Kishim të njëjtin grup lojtarësh prej 3 vitesh por ne jemi Juve dhe duhet të tentojmë gjithmonë të përmirësohemi. Duhet ta hedhim pas të shkuarën, nuk duhet të mendojmë më për finalen e Champions. Kundërshtarët ? Gjithçka varet nga ne, edhe rivalët tanë janë të vetdijshëm që jemi më të fortë. A do të qëndroj te Juve ? Jam këtu para jush,më shihni.”- përfundoi francezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.