Pogba ndeshja më e dobët ndaj Udinezes, humbi 26 topa

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Juventus vuan largimin e liderëve të saj si Tevez, Pirlo dhe Vidal në këtë fillim sezon. Tre nga lojtarët më të dalluar te bardhezinjve tashmë nuk janë më, dhe kjo gjë duket se ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në paraqitjen e Juventus në ndeshjen e parë të sezonit, në të cilën humbën brënda në shtëpi me Udinezen 0-1. Me mungesën edhe të Marchisios, i cili është i dëmtuar, pesha e liderit kaloi tek Paul Pogba. Talenti francez zhvilloi ndeshjen e tij të parë në Serie A me numrin 10 mbi shpinë, por paraqitja e tij nuk ishte nga ato që ne jemi mësuar shpesh të shohim në fushën e lojës.

Paul Pogba
Paul Pogba
Pogba nuk arriti të tregonte aftësitë e tij më të mira në këtë përballje, teksa humbi rreth 26 topa, një shifër e padëgjuar me parë për sulmuesin. Ylli francez gjithashtu gaboi në 11 pasime, dhe arriti të realizoje vetëm një driblim në pesë tentativat që zhvilloi. Duket se Paul Pogba do t’a ketë të vështirë të luajë në të njëjtat nivele ashtu sikur kishte Pirlon dhe Vidal partnerë në mesfushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.