Pogba në telashe? Ja çfarë thotë francezi

0
SHPËRNDAJE

pogba-U202182049561omD-U15010868885859XC-620x349@Gazzetta-Web_articolo
Pogba

Paul Pogba akuzohet se ka bërë një gjest të pahijshëm kundrejt gazetarëve francezë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë të mërkurën mbrëma. Mesfushori juventin festoi golin e dytë me një gjest ofendues që u cilësua si një kundërpërgjigje ndaj mediave për kritikat e bëra kundrejt tij.

Por Pogba i ka hedhur poshtë këto akuza. “Gëzimi i madh që shpreha me një gjest, pasi u cliruam teksa Dimitri Payet shënoi ndaj Shqipërisë, u kthye në një debat,” – tha lojtari për AFP.

“Sinqerisht, sido që ta interpretoni, nuk e kam pasur me asnjë e për asnjë lloj hakmarrje. U cmenda fare për golin dhe u ktheva me drejtim nga familja ime dhe festova si zakonisht me duart lart dhe me grushtat shtrënguar. Kaq.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.