Pogba : PSG apo Barça? Dua të fitoj akoma me Juven

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pogba

Paul Pogba ka dhënë këto deklarata për Soccer360.com : “ Një ditë dëgjoj që do luaj te Barça, ditën tjetër te PSG por askush nuk e di se çfarë kam folur me Juventusin. Këtë vit kemi fituar dy trofe, por jam ende i “uritur” dhe dua ende të tjerë. Në finale e Champions dhamë maksimumin, duhet të jemi krenarë për veten.”

Pogba u ndal edhe një herë te finalja e Berlinit : “ Ishte zhgënjyese humbja në Berlin, por jemi të vetdijshëm që kemi dhënë maksimumin. Barcelona ishte thjesht më e fortë se sa ne, kanë diçka më tepër se të tjerët që arrijnë ta shfaqin në momentet vendimtare. Pirlo në lot ? Andrea e ndjente shumë finale dhe do donte ta kishte mbyllur me një trofe kaq të rëndësishëm aventurën me Juven. Do kishte qenë fantastike për të dhe për klubin, por për fat të keq nuk ndodhi kështu.”

Francezi foli edhe në lidhje me sezonin që sapo u mbyll në Itali : “ Në kampionat dhe në kupë kemi zhvilluar një sezon fantastik. Të fitosh një nga kampionatet më të vështira të Europës me 17 pikë diferencë mendoj se është një tregues i qartë i forcës sonë. Asnjë skuadër nuk na u afrua realisht në kampionat. Kam ende uri dhe mendoj se jam bërë një lojtar më i mirë, më i pjekur. Po punoj shumë por çdo gjë është më e lehtë kur luan përkrah një kampioni si Andrea Pirlo. Kam mësuar shumë prej tij dhe dua të bëhem mesfushori më i mirë në botë. Veç Pirlos kam parë edhe shumë ndeshje të Yaya Toures dhe kjo më ka ndihmuar shumë të përmirësohem pasi Toure ka një stil loje shumë të ngjashëm me timin.”

Në fund të kësaj interviste francezi foli edhe për merkaton : “ Dëgjoj çdo ditë zëra se do transferohem në një ekip apo në një tjetër por askush nuk e di realisht se çfarë kemi biseduar unë, klubi dhe familja ime. Zërat janë gjithmonë të pranishme në futboll por unë jam i qetë dhe do vazhdoj të punoj në të njëjtën mënyrë.” – deklaroi Pogba.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.