Pogradeci fiton dhe triumfon në baltën e Beratit ndaj Tomorit

0
SHPËRNDAJE

Fillimi i pjesës së dytë të sezonit në Kategorinë e Parë, kishte në program që Tomori të ndeshej me Pogradecin. Ndonëse nisej favorit i madh, Tomori u befasua nga Pogradeci, që triumfoi me meritë 0-1.

Pogradeci u tregua cinik, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke pritur rastin e duhur për të goditur në kundërsulm. Goli vendimtar erdhi në minutën e 21-të, kur Miklovan Pere u huarrua i vetëm në zonë dhe nuk fali, nga pak metra larg porte.

Më pas, lojë dhe disa raste nga Tomori, por edhe liqenorët kishte hapësira në kundërsulm dhe mund të shënonte sërish. Nëse goli nuk doli më në dritë, “meritë” ka edhe fusha skandaloze, ku me zor bëheshin 3 pasime rresht.

Në fund, përfundoi 1-0 për Pogradecin, që tashmë ngjiten ndjeshëm në renditje dhe i afrohen pikërisht Tomorit, që duket qartë se ka nevojë për kohë, pas ndryshimeve në janar, por mbi të gjitha ka nevojë për një fushë normale futbolli. /minuta90.com/

Tomori-Pogradeci 0-1

Goli: Pere 21’

Tomori (4-3-3): M. Kaloshi, Çaço (Sharavolli 59’), Bitri, Bella, Gjonaj, Topi, Mihani, Veliaj, Kiri, Isufi (Stojko 81’), Agastra (Mirani 79’) (në dispozicion: A. Kaloshi, Hadaj, Buba) Tr: Gentian Stojku

Pogradeci (4-4-2): Mali, Pura, Kllogjeri, Pere, Hysenllari, Shyti, Mezini (Alillari 74’), Zeqollari (Çerepi 89’), Jahaj, Topllari, Bangoura (në dispozicion: Baçi, Conte, Çela, Hidri, Cake) Tr: Festim Fetollari

Gjyqtarë: Endrit Zhuli, Ani Koçiaj, Xhuljo Mani

Kartonë të verdhë: Mihani 25’/ Topllari 30’, Mezini 38’, Bangoura 50’, Zeqollari 60’, Hysenllari 90’+4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.