Pogradeci ndal Lushnjën, hapet lufta për ngjitjen edhe në Grupin B

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë rihapet plotësisht për sa i përket luftës për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Nëse në Grupin A, ngjitja do të diskutohet mes Kamzës dhe Besëlidhjes në ndeshjen direkte, tani me shumë gjasa edhe në Grupin B, dueli direkt mes Lushnjës dhe Bylis do të përcaktojë se kush do të ngjitet lart.

Gjithçka është meritë e ndalesës së papritur të Lushnjës në fushën e Pogradecit, në barazimin 2-2. Skuadra e trajnerit Artan Bano, kaloi në avantazh me anë të mbrojtësit Ledion Ruço në pjesën e parë dhe dyfishoi shifrat me sulmuesin Mikel Canka në minutën e 56-të.

Ndërkohë që çdo gjë ndryshoi brenda pak minutash për kryesuesit e Grupit B, pasi në minutën e 62-të Hermes Shkulaku shkurtoi diferencën, ndërsa në të 66-n, Eldjon Topllari barazoi rezultatin. Lushnja provoi në të gjitha mënyrat në minutat e mbetura që të ndryshonte diçka por as aktivizimi i mesfushorëve Erlind Koreshi-Alban Bizhyti dhe sulmuesit Klejdis Branica, nuk shërbeu për të ndryshuar rezultatin.

Kështu, Lushnja ka tre pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se ballshiotët. Prandaj nëse këta të fundit fitojnë javën e ardhshme në Peqin, do të udhëtojnë drejt Lushnjës më 13 maj me pikë të barabarta në një finale të ndezur për ngjitjen në Superiore. /minuta90.com/

Pogradeci-Lushnja 2-2

Golat: Shkulaku 62’, Topllari 66’ / Ruço 36’, Canka 56’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU