Polemikat para Juve – Milan, flet Galliani

0
SHPËRNDAJE


Para ndeshjes ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, në shaka ka thënë se duhet të ndërrohen gjithë gjyqtarët në Serie A që të mundet Zonja e Vjetër.
Për këtë fjalë është pyetur edhe drejtori sportiv, Adriano Galliani, i cili është rrethuar nga gazetarët në aeroportin Malpensa.

“Shakaja e Berlusconit? E kam dëgjuar, nuk dua ta komentoj. Ishte shaka dhe ju lutem minimizojeni”, ka thënë Galliani.

Rossonerët do të përballen në Superkupën e Italisë me Milanin të premten.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.