Policia masa të rrepta për derbin

0
SHPËRNDAJE

Tifozet-ne-derbin-Partizani-Tirana-1-1Duke pasur parasysh përplasjet e kohëve të fundit mes tifozerive por edhe rivalitetit të madh që prodhon derbi Partizani – Tiranai cili jo rrallë i kalon caqet e pranueshme, policia e shtetit pritet të marrë masa gati drastike për të pasur në dorë situatën e për të mos lejuar incidente të rrezikshme.

Natyrisht që masat e mëdha kanë të bëjnë kryesisht me numrin e madh të efektivëve të policisë të cilët do të jenë prezent në kryeqytet duke ruajtur cdo grupim tifozerie por një numër i madh masash do të merret edhe në hyrje të stadiumit “Qemal Stafa”, sidomos në moslejimin e hyrjes në fushe të tifozëve me sende të forta si cakmakë, monedha etj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.