Policia nuk lejon tifozët korçarë me banera në stadium

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Milsami ora 20:45
Formacionet e mundshme

Skënderbeu: Shehi; Radas, Jashanica, Vangjeli, Eskuerdinja, Shkëmbi, Lilaj, Nimaga, Progni, Berisha, Salihi.

Milsami: Mitu; Rasulov, Oveje, Racu, Erhan, Bolohan, Belak, Patras, Zarshinik, Andronik, Bud.

Gjyqtarë: Artur Dias, Rui Tavarez dhe Paulo Soarez

Skënderbeu do të luajë sot ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” ndaj Milsamit në orën 20:45. Ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Kampioneve.
Dy gola shënoi Skënderbeu në ndeshjen e parë në Moldavi kundër Milsamit, duke fituar pastër 2-0 falë dopietës së sulmuesit Hamdi Salihit. Ky i fundit ka realizuar katër herë për korçarët në tri ndeshje. Tashmë të besuarit e Josës duan të administrojnë rezultatin në ndeshjen e kthimiut për të siguruar zyrtarisht grupet e Europa League dhe për të luajtur më pas në Play-Off të Championsit.
image
Policia nuk lejon tifozët korçarë të fusin banera në stadium
Forcat e sigurisë në “Elbasan Arena” nuk kanë lejuar tifozët korçarë të fusin në stadium banerat e tyre nëpërmjet të cilëve do të shpalosnin edhe koreografinë në takimin e sotëm. Ultrasit korcarç kërkojnë takim me kreret e klubit për të futur banerat dhe një pjese e tyre pasi kanë kaluar kontrollin po qëndrojne aty derisa situata të zgjidhet. Ndërkohë pjesa tjetër e tifozëve po futet normalisht në stadium. /Panorama Sport/

image
Ndërkohë edhe të dyja ekipet kanë mbërritur në Elbasan Arena, dhe janë akomoduar në dhomat e zhveshjes. Kur duhet edhe gati 1 orë nga sfida, lojtarët janë njohur edhe me fushën e lojës të cilët e kanë shkelur para pak minutash.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.