Policia nuk merr përsipër ndeshjen Bylis-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në ndeshjen e vlefshme për kategorinë Superiore, Bylis-Skënderbeu, që po luhet në këto momente në stadiumin “Adush Muçaj” nuk vihet re asnjë forcë policie. Edhe pse stadiumi është rikonstruktuar së fundmi, drejtuesit e Policisë nuk kanë marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes, dhe për këtë arsye klubi i Bylis është detyruar të marrë policë privatë “Security” për mbarëvajtjen e këtij takimi. Ende nuk dihet përse Policia e Shtetit nuk mori përsipër këtë takim, pasi tashmë dhe kushtet në stadium tashmë janë normale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.