“Politikani” Cungu !

0
SHPËRNDAJE

 

Armando Cungu
Armando Cungu

Sa herë që te Vllaznia bien në qetësi, trajneri Armando Cungu mendon për të krijuar tensione të panevojshme. Tashmë në media, tekniku i mirënjohur shkodran e ka me politikën.

Më parë e kishte me menaxherët sekserë sic i ka quajtur në deklaratat e tij me pjesëtarë të ekipit shkodran ndërmjetësit e lojtarëve. Sipas trajnerit të Vllaznisë politika tenton të fusë lojtarë të Vllaznia, po a thua vallë në realitetin rrumpallë të Shqipërisë vetëm tek Vllaznia ka ndërhyrje të tilla?

Të jemi realistë, këto ndërhyrje janë në të gjitha skuadrat. Ato sigurisht duhen dënuar, por jo me deklarata mediatike por me refuzimin e shkesive të tyre.

Vetë politika është injektuar në venat e futbollit, pasi perderisa skuadra që Cungu drejton është me pronare Bashkinë, ateherë petku politik është i pashmangshëm për këtë skuadër.

E nuk është aspak cudi kur rrënjët e politikës të shfaqen edhe tek Vllaznia, ashtu sic do skuadër tjetër në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.