Polizoi Arbri prezantohet tek Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Tashmë është zyrtare, mbrojtësi Polizoi Arbri është lojtar i Vllaznisë. Pas largimit nga Flamurtari, mbrojtësi beratas tashmë është bërë pjesë e shkodranëve për sezonin e ri. Kështu Vllaznia bën një goditje mjaft të mirë në merkato teksa dihen vlerat e një lojtari si Arbri. Mbrojtësi është prezantuar edhe me fanellën kuqeblu, teksa ka hedhur edhe firmën mbi kontratë.

imageKështu grupi i lojtarëve të shkodranëve kompletohet akoma më mirë në prag të startit të sezonit të ri të Superligës, ku Vllaznia këtë sezon duket se do të luftojë serisht për të siguruar mbijetesën, pasi nuk ka zhvilluar një merkato cilësore për të qënë pretendente për të arritur një vend në Europë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.