Pollozhani: Mund të kishim fituar edhe me rezultat më të thellë

0
SHPËRNDAJE

Artim Pollozhani fletë për “supersport” pas fitores me Teuten.

Pollozhani:Normalisht jemi të kënaqur. Të marrësh tre pikë në Duurrës, pas ecurisë së Teutës në dy javët e para. Mund të kishim fituar edhe me rezultat më të thellë. Ne kishim raste të pastra, ndërsa Teuta pas golit me 11-metërsh na rrezikoi në disa momente.

Në episodin e parë të dyshimtë nuk mendoj se ishte penallti, pasi topi u luajt me shpatull dhe gjyqtari ishte afër. Për episodin e dytë që u akordua si 11-metërsh nuk di çfarë të them. Unë e kisha të qartë në fushë që nuk ishte penallti, sepse e dija pozicionim tim që isha larg vijës së zonës.

Kampion me Dinamon? Ajo ka qenë hera e dytë, tani është hera e tretë. Unë shoh një nivel të lartë të futbollit në Shqipëri. Më bën përshtypje që fushat e stërvitjes janë me bar sintetik, ndërsa temperatura të ulëta ka vetëm në Korçë. Më vjen shumë keq, sepse bari sintetik duhet të jetë opsioni i fundit. Por me pëlqejnë fushat e stadiumeve dhe fakti që luhet edhe me drita.

Diferencat ndërmjet Dinamos dhe Flamurtarit? Presor Duro ka krijuar një skuadër mjaft të mirë. Jemi përgatitur mirë, por nuk mund të them që jemi pretendentë për titull, do ti marrim ndeshjet me radhë. Dëshira është që të fitojmë ndoshta Kupën, për të gjithë qytetin që e pret.

Penalltia? Gjyqtarit i thashë që nuk ishte penallti dhe se këtë do ta konfirmonte në pamjet video.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.