Portieri bullgar pret përsëri penalltinë e Ronaldos (video)

0
SHPËRNDAJE

Portieri Vladislav Stoyanov po kthehet në pak kohë makthi i Cristiano Ronaldos pasi dje i priti për herë të dytë penalltinë në takimin Portugali – Bullgari të përfunduar me rezultatin befasues 0-1 për ekipin ballkanik.

Një penallti, Stoyanov ia kishte pritur Ronaldos në Ligën e Kampioneve kur Ludogorets u përball me Real Madrid edicionin e kaluar në Sofie me spanjollet që fituan 1-2. Njëri prej dy golave u shënua po me penallti nga Ronaldo ndërsa edhe në Madrid, Real fitoi 4-0 dhe njërin prej golave përsëri e shënoi me penallti Ronaldo.

Pra, bilanci është katër penallti të goditura nga Ronaldo, dy gola dhe dy të pritura nga Stoyanov.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.